Prishtina shënon Diten e hapur të Komunës
Prishtinë, 8 dhjetor - Komuna e Prishtinës organizon sot aktivitetin Dita e hapur e Komunës, me çrast nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës do të njihen për së afërmi me organizimin e punës së Komunën e Prishtinës.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti do të mbajë një fjalë rasti ku do ti informojë të pranishmit për rolin dhe përgjegjësitë e Komunës.
Më pas, nxënësit do të vizitojnë Drejtoritë e Komunës, si dhe njëkohësisht do të organizohet edhe një diskutim i hapur ku temë kryesore do të jetë se si të përfshihet rinia në vendimmarrje dhe si mund të kontribuojë ajo në rritjen e transparencës në Komunë.
Ky projekt mbështetet nga UNDP dhe Swiss Cooperation Office Kosovo.