20 Janar 2025

Prishtina pranon "Dekoratën e Flamurit Kombëtar" për Hasan Prishtinën

Tiranë, 3 maj - Nënkryetari Dardan Sejdiu i shoqëruar nga një delegacion në përbërje të Liburn Aliut, Drejtor i Urbanizmit, Muhedin Nushit, Drejtor i Administratës morën pjesë në një ceremoni të organizuar nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë në Pallatin e Brigadave, ku ishin të ftuar përfaqësues të subjekteve politike e personaliteteve nga Kosova, Maqedonia e Republika e Shqipërisë.


Në këtë ceremoni, Presidenti i Republikës së Shqipërisë nderoi atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiut, pranoi nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dekoratën e lartë me motivacionin: “Përjetësisht, një nga simbolet më të ndritura të historisë politike të kombit shqiptar: rilindas, patriot, politikan elitar me cilësi të larta organizuese dhe frymëzuese.

Ky bir i shquar i Kosovës, së bashku me Ismail Qemalin u bënë dy kontribuuesit më të shquar të të gjitha trojeve etnike të popullit shqiptar, të cilët me veprimtarinë e tyre politike dhe diplomatike bënë të mundur Shpalljen e Pavarësisë sonë Kombëtare më 28 Nëntor 1912”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)