29 Prill 2024

Prishtina nuk i pranon dokumentet që Serbia i lëshon në Kosovë

Prishtinë, 19 qershor - Autoritetet kosovare kanë mohuar mundësinë që të pranojnë ndonjë marrëveshje në dialogun me Serbinë, me të cilën do të legalizoheshin dokumentet e udhëtimit që Beogradi lëshon për serbët e Kosovës.

Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, i ka thënë të shtunën “Kohës Ditore” se të tilla dokumente nuk do të konsiderohen si legale nga autoritetet e rendit. Sipas tij, do të jetë i papranueshëm secili propozim që është jashtë standardeve që shtetet evropiane aplikojnë për lëvizjen e lirë.

“Absolutisht, dokumentet që i lëshon Serbia për qytetarët tanë nuk mund të pranohen si legale, patentë shoferi ose diçka të tilla, dhe e dini se ka pasur raste që janë konfiskuar”, ka thënë ministri Rexhepi. “Mirëpo, për çka do që arrihet me reciprocitet, ne jemi të hapur”.

Pakoja e marrëveshjes së lëvizjes së lirë në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të arrihet në mesin e muajit korrik, në takimin e radhës të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, së bashku me shtatë marrëveshje që do të nënshkruhen. Burime në Beograd të afërta me bisedimet kanë bërë të ditur një ditë më parë se kjo pritet të ndodhë së shpejti me pranimin e ndërsjellë të dokumenteve, në kuadër të diskutimeve për lëvizjen e lirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)