Prishtina dhe Tirana nuk kanë elita të mirëfillta politike
Prishtinë, 18 mars - Lideri i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj ka vlerësuar se Prishtina dhe Tirana nuk kanë elita të mirëfillta politike.
Ai ka thënë për Epokën e re se këto elita nuk kanë vizion dhe se ato janë të interesuara vetëm për pushtet.
Ndërkaq, duke folur për çështjen e formimit të Gjykatës Speciale, Danaj ka theksuar se kjo gjykatë është një skandal dhe krim demokratik.
Ai ka deklaruar se nëpërmjet kësaj gjykate lobi proverb në BE është duke kërkuar hakmarrje ndaj UÇK-së.