16 Janar 2025

Prishtina bëhet me qendër të ndërmjetësimit

Prishtinë, 20 shkurt - Komisioni për Ndërmjetësim pranë Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të projektit “Avancimi i Drejtësisë Gjinore”, kanë hapur Qendrën e Ndërmjetësimit në Prishtinë.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre, Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri, tha së në kuadër të reformave të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë dhe prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë, rol i veçantë i është kushtuar funksionalizimit të Sistemit të  Ndërmjetësimit.

Ai tha së me anë të ndërmjetësimit si zgjidhje alternative e kontesteve, qytetarëve të Kosovës do t’ju ofrohet më shumë mundësi për zgjidhje të mosmarrëveshjeve në mes tyre, ndërsa për gjykatat do të ndikon në zvogëlimin e lendeve.

Osnat Lubrani, përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë, tha së UNDP-ja ka nderin që mbështet themelimin e Qendrës së Ndërmjetësimit në Prishtinë, duke e vlerësuar zgjidhjen e kontesteve me anë të ndërmjetësimit si me efikase, siç tha ajo, në kuadër të fokusimit të institucioneve dhe popullit të Kosovës, në ngritjen e sundimit të rendit dhe ligjit.

Për rolin që do ta ketë institucioni i ndërmjetësimit dhe mbështetjen që do t’i jep sistemit gjyqësor, në këtë ceremoni folën edhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Aleksander Lumezi nga Prokuroria e Shtetit.

Kryetarja e Komisionit për Ndërmjetësim, Lindita Ademi, para të pranishmeve prezantoi të arriturat e ndërmjetësimit, që nga themelimi.

Përveç qendrës së ndërmjetësimit që sot u hapë në Prishtinë, qendra të tilla janë funksionale edhe në Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, dhe shumë shpejt do të hapet edhe në Mitrovicë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)