Prishet koalicioni LDK - PDK në Kaçanik
Kaçanik, 28 shkurt - Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Kaçanik ka njoftuar s e në mbledhjen e kryesisë së kësaj parite është vendosur që në mënyrë të njëanshme të prishet marrëveshja për bashkëqeversje lokale me partnerin PDK.
Ne si subjekt politik falendërojmë drejtorët e departamenteve të udhëhequra nga LDK-Dega në Kaçanik për punën e tyre shembullore, profesionale dhe disiplinore të konfirmuara në bazë të arritjeve të objektivave që kanë patur.\"
\"LDK-Dega në Kaçanik ka hyrë në këtë koalicion për interes dhe në të mirë të zhvillimit lokal të Komunës tonë, mirëpo edhe në opozitë ne u sigurojmë votuesve, anëtarësisë dhe qytetarëve tanë se do të vazhdojmë me angazhimin e mëtutjeshëm si zë për ti kontribuar në vazhdimësi interesit të përgjithshëm të qytetarit , thuhet në njoftimin e LDK-së, Dega në Kaçanik.
/Kosova Sot/