22 Janar 2025

Prioritetet strategjike në planin e ardhshëm të qeverisë

Prishtinë, 4 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP, mbajnë konferencën për media ku do të prezantojnë një dokument strategjik i cili përmban një listë të gjerë problemes që plani i ardhshëm i Qeverisë Mustafa duhet të adresoj gjatë mandatit katër vjeçar.

Dokumenti Strategjik titullohet: ‘Një Propozim mbi Prioritetet Strategjike në Planin e Ardhshëm të Qeverisë së Kosovës 2014-2018’

Dokumenti Strategjik ofron një kontribut të veçantë në fushën e planifikimit të prioriteteve të qeverisë së ardhshme të Kosovës, dhe po aq, në identifikimin e objektivave të cilat Qeveria e Kosovës duhet të arrij që të bëj të munduar afrimin sa më të shpejt të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Në këtë dokument strategjik, GLPS dhe GAP, kërkojnë nga bartësit e Qeverisë së ardhshme të Kosovës që të fokusojnë planin e tyre qeverisë në një listë çështjesh të evidentuara si të nevojshme dhe të domosdoshme në vendosjen e shtetit ligjor dhe hapjen e perspektivës evropiane për Kosovën.

Dokumenti strategjik identifikon një listë të gjerë objektivash të cilat Qeveria e Kosovës duhet të adresoj dhe të arrij në mandatin e saj të ardhshëm,  dhe të cilat shërbejnë si parakushte për një qeverisje ndryshe.

Për më tepër, Dokumenti Strategjik është rezultat i një procesi të gjatë të studimit, njëlloj të problemeve me të cilat përballet qeverisja në Kosovë dhe kërkesave  afat-shkurtra që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)