20 Janar 2025

Prinë PDK, pasojnë, LDK, VV, AKR dhe AAK

Prishtinë, 5 qershor - Derisa afrohet 8 qershori, dita kur do të përcaktohet skena e re politike në vend, një sondazh tjetër i besueshëm ndërkombëtar që ka arritur ta shohë gazeta Tribuna e vë sërish si lidere Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sondazhi i realizuar në fund të muajit maj e pozicionin PDK-në me 31.2%, apo 5.7% më shumë se partia e dytë e që është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Partia e Isa Mustafës, sipas këtij sondazhi, në zgjedhjet e 8 qershorit pritet të ketë 25.5% të votës së përgjithshme.

Në vendin e tretë renditet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 14.3%, derisa Aleanca Kosova e Re (AKR) pozicionohet si forca e katërt në vend më 9%.

Pas partisë së Behgjet Pacollit, vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8%. Iniciativa Qytetare e themeluar nga ish-zyrtarët e lartë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, sipas këtij sondazhi, nuk do të mund ta kalojë pragun zgjedhor prej 5%. Nisma pritet të ketë jo më shumë se 2.5%.

Sipas këtij sondazhi, 4.9% do të marrin të tjerët, derisa 4.6% e respodentëve kanë thënë se mbesin të papërcaktuar deri në ditën e votimit, derisa është vërejtur një përqindje e madhe e respondentëve që ndonëse në përgjigjen e parë kanë dhënë preferencën e tyre, kur janë pyetur nëse do të donin një ofertë edhe më të mirë politike, kanë reaguar pozitivisht.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)