Principata e Andorrës njeh pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 9 qershor Principata e Andorrës zyrtarisht ka pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke rritur numrin e njohjeve në 76.
Konfirmimi zyrtar është dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.
Principata e Andorrës kufizohet nga Franca dhe Spanja. Kjo njohje vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po bënë përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të njohjeve.