Princi Charls arrin sot në Kosovë
Prishtinë, 18 mars - Princi Charls i Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshortja e tij, Dukesha nga Cornëall, sot do ta nisin vizitën e tyre zyrtare në Kosovë.
Ata do të arrijnë pasditen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës, përderisa të shtunën në mëngjes do ta takojnë presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Bashkë me Jahjagen, Princi dhe Dukesha e Cornëallit do të marrin pjesë në ceremoninë e Memorialit të Personave të Pagjetur, si rezultat i luftës në Kosovë.