Princi Charles viziton Kosovën
Prishtinë, 15 janar - Princi i Uellsit Charles do të vizitojë Kosovën në mars të 2016.
Vizita e tij në Kosovë do të realizohet në kuadër të turneut të tij Ballkanik.
Princi i Uellsit, i shoqëruar nga Dukesha Camila, po ashtu, përvec Kosovës do të vizitojë edhe Kroacinë, Malin e Zi, dhe Serbinë.
Princi i Uellsit, kishte vizituar Ballkanin që nga viti 1978. Detaje të udhëtimit të tij ende nuk janë bërë publike.