19 Janar 2025

Princi Charles vazhdon vizitën në Kosovë

Prishtinë, 19 mars - Princi britanik, Charles dhe bashkëshortja e tij, dukesha Camilla, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, sot në Prishtinë kanë nisur takimet me udhëheqësit më të lartë shtetëror.

Princi Charles dhe dukesha Camilla, në pjesën e parë të ditës, janë pritur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas këtij takimi, çifti mbretëror do të vendosë kurora lulesh pranë monumentit për Personat e Pagjetur, i cili gjendet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë ditës Princi Charles dhe dukesha Camilla, sipas agjendës, do të vizitojnë bazën e KFOR-it, që gjendët në Lagjen Dragodan në Prishtinë, dhe më pas Prizrenin, ku do të vizitojë lokacionet historike të qytetit, kurse më vonë do të marrë pjesë në një konferencë ndërfetare.

Ky është turneu i tetë i Princit Charles në Ballkan, ndërsa për Camillen, kjo është vizita e saj e parë në disa shtete të Ballkanit.

Ata fillimisht kishin vizituar Kroacinë, më 14 dhe 15 mars, për të vazhduar më vonë me ndalesën e tyre në Beograd, më 16 dhe 17 mars, derisa në kuadër të këtij turneu, çifti vizitoi edhe Malin e Zi, përpara ndalesës së tyre të fundit, në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)