Prezentohet deklarata preliminare e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve
Prishtinë, 13 qershor - Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për Zgjedhjet Parlamentare 2017 në Kosovë do të mbajë sot një konferencë për shtyp.
Shefi i Misionit, Alojz Peterle, anëtar i Parlamentit Evropian, do të prezentojë deklaratën preliminare të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve mbi zgjedhjet e 11 qershorit.
Gjithashtu, kreu i delegacionit nga Parlamenti Evropian, Igor oltes, anëtar i Parlamentit Evropian, do të bëjë një deklaratë.