18 Janar 2025

Prezenca e NATO-s në Kosovë faktor i rëndësishëm

Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Farina, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Gjatë takimit kryeministri Thaçi e njoftoi gjeneralin Farina, për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, së bashku me të gjithë mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Prezenca e NATO-s në Kosovë është nja faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në Kosovën por edhe për rajonin në përgjithësi – u shpreh kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e madh që ka dhënë KFOR-i në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas standardeve më të larta të NATO-s, dhe shprehu besimin se Kosova është e palëkundur ne vizionin e saj për integrimin në NATO.

Në këtë kuadër u vlerësua mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 3 nëntorit dhe u theksua edhe nevoja e bashkërendimit të aktiviteteve sa më mirë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për ato komuna ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve me theks të veçantë në Komunat veriore të vendit.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina, shprehu përkushtimin e tij që të vazhdoj bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe theksoi përkushtimin se forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të jenë në shërbim të krijimit të një ambienti të sigurt, për zhvillimin normal të procesit zgjedhor që do të zhvillohet me 1 dhjetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)