19 Janar 2025

Prezantohet Strategjia Kombëtare për Zhvillim në Regjionin e Pejës


Pejë, 23 prill - Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), nën koordinimin e Zyrës për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, është organizuar takimi publik në Regjionin e Pejës, me ç’rast u prezantua Strategjia Kombëtare për Zhvillim (SKZH), më konkretisht shtylla e I-rë e SKZH, ajo e Kapitalit Njerëzor.

Në këtë takim morën pjesë komuniteti i biznesit të regjionit, shoqëria civile, autoritetet lokale, si dhe institucionet arsimore të regjionit të Pejës. Panelistë në këtë takim ishin Ministrat dhe zv. Ministrat përgjegjës të shtyllës së Kapitalit Njerëzor të SKZH:

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami

Ministri i Diasporës, z. Valon Murati

Zv. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, znj. Rita Hajzeraj

Zv. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, znj. Besa Zogaj
Zyra për Planifikim Strategjik, Qemajl Marmullakaj, Drejtor


Këto takime publike kanë për qëllim të bëjnë promovimin dhe rrisin informimin tek hisedarët e lartpërmendur rreth finalizimit të Strategjisë dhe masat që do të ndërmerren për implementimin e saj.


Në vazhdën e promovimit të SKZH, takimet e ardhshme që do të mbahen javën e ardhshme në të njëjtin në regjionin e Mitrovicës dhe Ferizajt, ku do të prezantohen shtylla e III-të (Konkurrueshmëria) dhe shtylla e IV-të (Infrastruktura), respektivisht. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)