Prezantohet sondazhi i indeksit të konkurrencës në Komuna
Prishtinë, 25 shtator - Kris Eduards, u.d. i Detyrës së Drejtorit të USAID-it, i shoqëruar nga Drejtori i UBO Consulting, Uliks Osmani, dhe Kyetari i Komunës së Shtimës e njëherit edhe Kryetar i Asociacionit të Komunave, Naim Smajli, do të flasë me rastin e prezentimit të rezultateve të sondazhit të Indeksit të Konkurrencës në Komuna.
Indeksi i Konkurrencës në Komuna (MCI) jep një vlerësim të detajuar të Mjedisit Afarist të komunave në Kosovë.
Duke shfrytëzuar rezultatet e sondazhit i cili përfshinë mbi 3000 ndërmarrje të Kosovës, MCI bën matjen e shkallës së kënaqësisë së sektorit privat me qeverisjen lokale anembanë Kosovës.
MCI fillimisht u nis në vitin 2011, ndërsa ky është viti i dytë që MCI implementohet nga UBO Consulting, organizatë lokale në kuadër të USAID Forward një mekanizëm i ri i cili i mundëson USAID-it që të hyjë në partneritet të drejtpërdrejtë me institucionet dhe/ose organizatat lokale.