17 Janar 2025

Prezantohet rishikimi i Agjencive të Pavarura

Prishtinë, 1 dhjetor - Nën organizimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe me përkrahjen e SIGMA-OECD dhe Komisionit Evropian është organizuar “Prezantimi i Rishikimit të Agjencive të Pavarura dhe të Institucioneve Rregullatore në Kosovë”.

Në këtë prezantim,pos ministrit Mahir Yagcilar, ishin të pranishëm edhe David Cullen, shef i DP për Zgjerim, i Komisionit Evropian, dhe përfaqësues nga SIGMA, Kuvendi dhe Qeveria.

Ministri Yagcilar, duke u shprehur mirënjohës për Komisionin Evropian dhe programin e SIGMA-s për përkrahjen e tyre me ekspertizë në hartimin e këtij raporti, theksoi se kjo analizë e rishikimit është e një rëndësie të veçante sepse ofron një studim mbi gjendjen aktuale të funksionimit të agjencive dhe të institucioneve të pavarura rregullatorë, si statusi juridik, legjislacionin me të cilin janë themeluar, mënyrën e udhëheqjes dhe të raportimit, marrëdhënien e punës, etj. 

\"Mbledhja e të dhënave fillimisht është bërë përmes një metodologjie kuantitative, dhe më pas të dhënat janë përpunuar për këtë analizë të rishikimit me ç‘rast anë hartuar edhe konkluzionet dhe rekomandimet”, ka theksuar ai.

Analiza e rishikimit pohoi ministri Yagcilar, do të shërbejë si burim bazë për të adresuar probleme të shumta të cilat ndërlidhen me sigurimin e llogaridhënies në sektorin publik të Kosovës, dhe synon të ofrojë rekomandime drejt përmirësimit të funksionimit efektiv të administratës publike në Republikën e Kosovës.

Për më tepër, analiza do të kontribuojë drejt një politikë-bërje të bazuar në evidencë me rastin e hartimit të pakos së legjislacionit për administratë publike, ashtu siç është konkluduar në takimin e përbashkët të Grupit të Veçantë për Administratë Publike të mbajtur në qershor të këtij viti”.

Në takim, u theksua se agjencitë që veprojnë në kuadër të Kuvendit dhe të Qeverisë, janë formuar ndër vite ndaj la lindur nevoja për reformimin e tyre, në mënyrë që ato të jenë në harmoni me praktikat e BE-së dhe OECD-së. Duke pasur për bazë këto argumente edhe rishikimi i institucioneve dhe agjencive të pavarura, po bëhet me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Ndërkaq, analiza e prezantuar pos që përbën një obligim për institucionet e  Kosovës, ajo paraqet edhe një shkoqitje reale të gjendjes, dhe një mundësi të mirë për institucionet për të ndërmarrë hapat e veta për reformim në këtë fushë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)