25 Dhjetor 2024

Prezantohet Raporti me të gjeturat për Reformën e Administratës Publike

Prishtinë, 9 qershor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar Tryezën e Diskutimit për “REFORMË NË ADMINISTRATËN PUBLIKE: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2019 dhe 2020?” Në konferencë ishin të pranishëm: Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra, Udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Luigi Brusa, Udhëheqësi i SIGMA’s, z. Gregor Virant, Hulumtuesi i Lartë Ligjor i GLPS-së, z. Naser Shamolli, Drejtoresha e Shkollës Rajonale për Administratë Publike, Ratka Sekuloviç dhe Bashkautorja e raportit të GLPS, znj. Lirika Agusholli.

Në këtë diskutim u prezantuan të gjeturat e Raportit Kombëtar të Monitorimit të Reformës së Administratës Publike (RAP) 2019/2020 për Kosovën. Ky draft raport ka ofruar një prespektivë të shoqërisë civile mbi zbatimin e RAP në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rezultatet e monitorimit sygjerojnë se Kosova ka performuar më mirë në fushën e Ofrimit të Shërbimeve mirëpo ka pasur rënie apo stagnim në pothuajse të gjitha fushat e tjera, e sidomos në fushën e Zhvillimit të Politikave dhe Koordinimit, fushë në të cilën herën e kaluar ka performuar më së miri. Të gjeturat e vendosin Kosovën në një vend jo shumë të mirë sa i përket resurseve dhe strategjive të Administratës Publike. Kosova nuk ka performuar mirë as në përfshirjen e shoqërisë civile në hartimin e dokumenteve strategjike dhe as në publikimin e informacionit për performancën e Qeverisë. Të gjeturat bëjnë me dije se gjysma e shërbyesve civil të anketuar konsiderojnë se për t’u punësuar në Administratë, duhet të kesh lidhje politike. Gjithashtu, shërbyesit civil kanë shprehur se nuk ndihen të sigurtë për të sinjalizuar rastet e korrupsionit apo ilegaliteteve në institucionet ku ata punojnë.

Gjatë tryezës, Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Dobra, u pajtua se RAP nuk është implementuar në nivel të kënaqshëm, në përkeqësimin e së cilës ka ndikuar edhe pandemia COVID-19. Z. Dobra, u zotua ndër të tjera se qeveria e re do të punoj në zhvillimin e Strategjisë për qeverisje elektronike, për të mundësuar digjitalizimin e shërbimeve publike.

Nëvazhdim, z. Brusa vuri në pah se nisma për pakon legjislative të tre ligjeve, ligjit për shërbyesit civil, ligjit për paga dhe për ligjit për organizimin dhe funksionimin e shërbimit publik, ishte nismë në rrugën e duhur për implementimin e RAP. Për të njëjtën gjë sipas tij, fliste edhe reforma për racionalizimin e Agjencive të Pavarura, por stagnimi në implementimin e saj tregon se ende ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. I këtij mendimi ishte edhe z. Virant i cili poashtu theksoi se implementimi i politikave dhe strategjive në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor çalon. Në të njejtën kohë ai tha se ky mos-implementim lidhet edhe me krijimin e politikave të cilat janë tej mase ambicioze dhe jo të bazuara në të dhëna konkrete nga gjendja reale.

Kurse z. Shamolli tha se ”Procesi i reformës është kompleks por jo i paarritshëm prandaj duhet kombinuar vullneti politik së bashku me nënpunsit civil profesional për t`i realizuar këto reforma." Për më tepër theksi u vu tek një qasje inkluzive dhe reale rreth zbatimit të legjislacionit të ri për RAP i cili është i kompletuar dhe vlerësuar si nga BE ashtu edhe nga SIGMA/OECD.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)