Prezantohet projekti për partneritetet e BE-së për bashkëpunim në Ballkan
Prishtinë, 26 shtator - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë prezanton sot projektin për "Partneritetet e Bashkimit Evropian, Inovacionit dhe Mediave për aksion, bashkëpunim dhe transformim në Ballkanin Perëndimor".
Projekti BE-IMPACT-BB do të mbështesë rekomandimet e paraqitura në "Strategjinë indikative për shumë vende 2014-2020" të Komisionit Evropian, me fokus në strukturat dhe rrjetet rajonale - nën platformën e arsimit dhe punësimit.
Synimi i përgjithshëm është që organizatat shoqërisë civile (OShC), ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët social të bashkëpunojnë në përdorimin më efektiv të mjeteve të reja mediale për të krijuar vende të reja pune dhe për të promovuar reformat socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor.