Prezantohet pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në Kosovë
Prishtinë, 2 shkurt - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë do të prezantoj sot raportin e ri mbi Pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje në Kosovë.
Raporti është përgatitur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore në kuadër të projektit Koalicioni të drejtat të barabarta për të gjithë i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.
Studimi ka mbledhur statistikat e fundit mbi pozitat vendimmarrëse të grave në institucionet e Kosovës në nivel qëndror dhe lokal.
ERAC është projekt koalicioni i financuar nga BE-ja dhe i implementuar nga shtatë (7) OJQ dhe 19 OShC të cilat punojnë së bashku në promovimin e barazisë dhe mosdiskriminimit. Projekti katër (4) vjeqar drejtohet nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova) dhe ka për synim forcimin e kapaciteteve avokuse mbi të drejtat themelore të organizatave pjesëmarrëse.
Financimi i BE-së për projektin arrin shumën e 1 milion Euro.