Prezantohet mundësia e raportimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor
Prishtinë, 9 shtator - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS, në bashkëpunim me Institutin Columbus, organizon konferencë për media lidhur me fushatën Voto dhe vëzhgo.
Paralelisht me fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, qytetarët janë njohur edhe me fushatën Voto dhe vëzhgo dhe mundësinë e raportimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, duke dërguar SMS falas në numrin 500 88.
Kështu, edhe njëherë në zgjedhjet e 11 qershorit qytetari fuqizohet, duke u përfshirë në këtë proces zgjedhor, jo vetëm si votues, por edhe si vëzhgues dhe raportues i procesit, si mundësi jetike dhe garantuese e arritjes së standardeve më të larta demokratike në procesin zgjedhor.
KFOS-i falënderon operatorët mobilë, IPKO, Vala dhe Z Mobile për përkrahjen e fuqishme që ia kanë dhënë fushatës, duke ofruar shërbimet e tyre falas, si dhe falënderon organizatat partnere në këtë fushatë: Demokracia Plus, Çohu, Community Building Mitrovica, Iniciativa për progres - INPO, Fortesa, Polis, ojq Koha, Centar za mir i toleranciju, Centar za zastupanje demokratske culture.