Prezantohet deklarata e përbashkët e grave në gazetari
Prishtinë, 30 maj - Qendra për zhvillimin e bashkësive organizon sot konferencën Grat në Media.
Në konferencë do të prezantohet Deklarata e përbashkët e grave në gazetari, të cilën e kanë shkruar dhe nënshkruar 17 gazetare nga Kosova, hartimi i së cilës ka qenë i bazuar në hulumtimin i cili ka përfshirë 16 gazetare, gjithashtu nga Kosova.
Teksti i deklaratës është i ndarë në katër segmente të cilët definojnë masat lidhur me sigurinë, pozitën e grave në media, qasjes në informata dhe bashkëbiseduesve dhe raportimit për krimet dhe incidentet të sigurisë.
Kjo konferencë është aktiviteti i parë promovues lidhur me këtë Deklaratë, ndërsa në periudhën e ardhshme nënshkrueset do të kërkojnë mbështetjen edhe të gazetareve tjera nga Kosova, pasi që ftesa për nënshkrimin e deklaratës do të jetë e hapur për të gjitha gazetarët të cilat ndajnë vlerat e saja.
Kjo konferencë si dhe aktivitetet lidhur me hartimin e Deklaratës mbështetën nga ana e Misionit të Kombëve të Bashkuera ne Kosovë.