Prezantohet analiza për neglizhencën e Kuvendit ndaj mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve
Prishtinë, 12 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizon konferencën për media, në të cilën do të prezantohet një analizë lidhur me neglizhencën e Kuvendit të Kosovës, ndaj mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve.
Neglizhenca e Kuvendit ndaj mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve është një prej elementeve më të kritikuara në vazhdimësi në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.