Prezantohet analiza gjinore e programit kombëtar për zbatimin e MSA-se
Kjo analizë është zhvilluar si pjesë e projektit “Ngritja e llogaridhënies dhe kapaciteteve të institucioneve te Kosovës lidhur me zbatimin e aspektit gjinor të MSA-së”.
Projekti mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civilë (KCSF)
Raporti i titulluar “Analiza gjinore e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin 2017-2021 dhe 2018-2022” do të publikohet sot në zyrat e KCSF.
Lansimi i raportit synon të mbledhë akterët kryesorë mbi barazinë gjinore dhe integrimet europiane në Kosovë për të diskutuar bashkarisht lidhur me gjetjet dhe rekomandimet kryesore të publikimit.
Në event janë të ftyar zyrtarët për integrime europiane dhe zyrtarët për barazi gjinore nga institucionet e nivelit qendror në Kosovë, përfaqësues tjerë relevant institucional dhe nga shoqëria civile.