Prezantohet Akademia e Grave për paqe - Karta Kombëtare e Kosovës
Prishtinë, 6 shtator - Akademia e Grave të Reja për Paqe organizon tryezën në të cilën do të bejë prezantimin e Akademisë së Grave të reja për paqe - Karta Kombëtare e Kosovës.
Qëllimi i kësaj konference është që të prezantoj Kartën Kombëtare të Kosovës i cili është dokument i cili synon te ndërtojë angazhimin dhe kuptimin e sfidave dhe pengesave me të cilat ballafaqohen gratë e reja në Kosovë.
Kjo kartë përfshinë rekomandime të cilat iu drejtohen një game të gjerë të akterëve në nivelin lokal dhe ndërkombëtar.
Akademia e Grave të Reja për Paqe është projekt i cili ka filluar implementimin në vitin 2015 dhe mbështetet nga fondacioni Kvinna till Kvinna.
Ky projekt ka për qëllim që të fuqizojë aftësitë udhëheqëse të grave të reja, të zhvillojë dhe të forcojë aftësitë e tyre avokuese, komunikuese dhe te ngrisë kapacitetet e tyre për të influencuar politikëbërësit në nivel lokal dhe ndërkombëtar për një ndryshim pozitiv.