Prezantohen progresi dhe dështimet e institucioneve të Kosovës
Prishtinë, 7 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një konferencë për media që organizon sot, prezanton vlerësimin e progresit dhe dështimeve të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e rekomandimeve afërsisht 70 rekomandimeve që dalin nga vlerësimi i parë i Komisionit Evropian si dhe në përmbushjen e detyrimeve për liberalizimin e vizave që përfshin periudhën Qershor 2012 Gusht 2013.
Me këtë rast, Grupi për Studime Juridike dhe Politike prezanton Analizën e Politikave të titulluar: Procesi i Liberalizimit të Vizave në Kosovë: Një Matricë Vlerësimi mbi të Arriturat dhe Sfidat (Raporti i Tretë i Vlerësimit për periudhën Qershor 2012 Gusht 2013)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka aplikuar një qasje të veçantë metodologjike, duke matur dinamikën e arritjes së rekomandimeve të Komisionit Evropian të dala nga raporti i parë i vlerësimit dhe objektivave të Udhërrëfyesit, dhe në të njëjtën kohë duke identifikuar sfidat e mbetura.
Prandaj, kjo Analizë vlerëson progresin dhe dështimet e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e rekomandimeve (afërsisht 70 rekomandimeve) që dalin nga vlerësimi i parë i Komisionit Evropian në këtë proces, si dhe ofron një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes aktuale në plotësimin e të gjitha objektivat të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Për fund, Analiza paralajmëron kohën e mundshme në të cilën mund të ndodh liberalizimi sipas këtij trendi momental.