Prezantohen prioritetet e kryesimit kroat të Bashkimit Evropian
Prishtinë, 29 janar - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian në pritjen që do të mbahet sot në Prishtinë.
Nga data 1 janar 2020 Kroacia ka merr kryesimin e Bashkimit Evropian nga Finlanda.
Këtë ditë Zagrebi zyrtarisht e ka konsideruar historike, duke pasur parasysh se ky është shteti i fundit që ka hyrë në BE, ndërsa tashmë ka detyrë serioze para vetes.
Pas Kroacisë, kryesimin me BE-në do ta marrë Gjermania, pas së cilës detyrën do ta marrin Portugalia pastaj Sllovenia.