Prezantohen platformat online për vetëqeverisjen lokale
Prishtinë, 19 korrik - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, organizojnë tryezë të rrumbullakët me temën Platformat Online për Vetëqeverisjen Lokale Shkëmbimi i përvojave dhe informatave me Shoqërinë Civile.
Në këtë tryezë do të prezantohen Platformat Online për Vetëqeverisjen Lokale me qëllim të ngritjes së transparencës dhe monitorimit të shërbimeve komunale në raport me qytetarët. Platformat do të prezantohen nga përfaqësuesit e MAPL-së dhe Shoqërisë Civile.