17 Janar 2025

Prezantohen kushtëzimet e sundimit të ligjit për MSA-në

Prishtinë, 15 nëntor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojnë tryezën e diskutimit me temë "Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane".

Kjo tryezë ka për qëllim që të diskutojë zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sundimi i ligjit mbetet një nga prioritetet kyçe në procesin e zgjerimit dhe një nga pengesat kryesore në bazë të Raportit të fundit të Komisionit Evropian 2016 për Kosovën.

Përderisa reformat e sundimit të ligjit përqëndrohen në forcimin e institucioneve, si dhe në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përparimi i Kosovës në shumë fusha është portretizuar si minimal.

Në fillim të tryezës, GSJP do të prezantoj Raportin e Politikave me titullin \"Kushtëzimet e sundimit të ligjit në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së.\"

Ky studim ofron një analizë të plotë të kërkesave të sundimit të ligjit që Kosova duhet të zbatojë për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja dhe trajton implikimet e tyre.

Gjithashtu, ky raport analizon mekanizmat që sigurojnë monitorimin e MSA-së, si dhe ofron rekomandime për qeverinë e Kosovës në lidhje me zbatimin e saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)