19 Maj 2024

Prezantohen aktivitetet kryesore të Kryqit të Kuq të Kosovës

Prishtinë, 4 mars - Zëvëndesministri  i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) Fatmir Shurdhaj, së bashku me Viktor Mehana, këshilltar politik, vizituan Kryqin e Kuq të Kosovës (KKK).

Zv. Ministri u prit nga Kryetari i KKK, Dr.Prof.Sci. Xhevat Shkodra, Sekretarja e Përgjithshme Znj. Feride Hyseni, anëtari i Kryesisë Bajram Kelmendi dhe stafi i zyrës qendrore.

Kryetari dhe sekretarja e KKK-së prezantuan aktivitetet kryesore të Kryqit të Kuq të Kosovës, mbështetjen që ata i ofrojnë popullatës, bazuar në gjendjen sociale të tyre dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe me MPMS, prej së cilës mund të marrim përkrahje profesionale dhe materiale.

Nga ana e tij, Zv. Ministri shprehu falënderimin për pritje dhe shpalosi shumë programe që do të ishin me interes që të zhvillohen në bashkëpunim me KKK dhe në të njëjtën kohë premtoj se MPMS-ja do të bëjë përpjekje që në kuadër të mundësive buxhetore, të mbështesë aktivitetet e Kryqit të Kuq të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)