Preteni, Zeqiri dhe Aliu kandidat për drejtor te AKK-së
Prishtinë, 5 shtator - Në konkursinë për drejtor te Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) sot kanë përfunduar interevistat dhe në listën e ngushtë kanë hyrë Bashkim Zeqiri, Hasan Preteni ish drejtori i AAK-se dhe Jetullah Aliu drejtor i departamentit për parandalimin e korrupsionit.
Pas zgejdhjes se listës së ngusht vetëm dy nga kandidatët shkojn për aprovim në Kuvendin e Republikës se Kosovës. Sipas disa burimeve Hasan Preteni është i preferuari i ndërkombetarëve ndërsa Bashkim Zeqiri dhe Jetullah Aliu janë te preferuar te institucioneve vendore.
Agjencia kundër Korrupsionit është institucion i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
Qëllimi dhe puna e AKK-se është e përqendruar në zbulimin dhe hetimin e rasteve korruptive, përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e fenomenit të korrupsionit, për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie të shëndosh e të përparuar kosovare dhe që bazohet në shtetin e së drejtës.
AKK-ja është i pari institucion i pavarur në vend i ngritur pa ndihmën paraprake të organizmave ndërkombëtare po është tërësisht i mbështetur në kapacitetet vendore. Fondet për funksionimin e Agjencisë sigurohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, në bazë të propozimit të Agjencisë, i cili vendos dhe mbi mënyrën se si do të përdoren fondet e aprovuara.
AKK ka filluar punën me emërimin e Drejtorit me 17.07.2006 ndërsa është funksionalizuar më 12 shkurt 2007