23 Janar 2025

Presim njohjen nga Serbia

Prishtinë, 13 prill - Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është i bindur se Serbia do ta njoh Kosovën në të ardhmen e afërt.

Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve të Sllovenisë “STA”, Thaçi ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë vend për funksionimin e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë.

Duke folur për “STA”, në margjinat e vizitës së tij zyrtare të së premtes në Slloveni, kryediplomati i Kosovës ka bërë me dije se Kosova deri tash me vendosmëri trajtoi fundamentalizmin dhe islamizmin ekstrem.
Ai ka shtuar se autoritetet e Kosovës vitin e kaluar arrestuan më shumë se 100 njerëz të cilët ishin kthyer nga Iraku dhe Siria, dhe ka thënë se kjo “luftë e pamëshirshme dhe pa kompromis” do të vazhdojë. “Unë e vlerësoj shumë vlerësimin e sekretarit të shtetit amerikan, Kerry, i cili e ka cilësuar Kosovën si një kampion në luftën kundër ekstremizmit. Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit. Ne gjithashtu kemi miratuar një ligj që parandalon pjesëmarrjen në luftërat jashtë vendit. Nuk do të ketë vend në Kosovë për funksionimi

n e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë. Kosova do të lufton në këtë betejë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Sipas tij, Kosova nuk ka asgjë për të fshehur. “Kosova nuk ka asgjë për të fshehur. Ne kemi ofruar mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e ngushtë”, është shprehur ai.

Thaçi e sheh Kosovën në pesë vjetët e ardhshme si një anëtare e NATO-s dhe një vend që e ka përfunduar procedurën e liberalizimit të vizave dhe që ka nënshkruar një Marrëveshje Stabilizim Asocimi (MSA) me BE dhe si anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Thaçi beson se ideja që qarkullon nëpër Serbi gjoja për një referendum të mundshëm për pavarësinë e Kosovës nuk do të zgjidhë problemet, por vetëm më tej do i komplikojë ato. “Kosova është një vend sovran”, ka thënë ai.
“Ne duhet të punojmë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet vendeve, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vetëm si shtete të pavarura Kosova dhe Serbia janë një garanci e stabilitetit në rajon dhe ky proces është i pandalshëm”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka bërë me dije se do të kandidojë për president të Kosovës vitin e ardhshëm sepse mandati i tanishëm i presidentes aktuale Atifete Jahjaga pushon.

“Kjo në fakt nuk është një betejë për jetë, por unë do të kandidojë dhe unë do të zgjidhem, natyrisht me bekimin e popullit”, ka deklaruar Thaçi.

Ministri i jashtëm e ka cilësuar bashkëpunimin ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës si të shkëlqyer dhe bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit politik, biznesor, në kulturë, shkencë, siguri dhe mbrojtje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)