Presidentja vijon të shpenzojë për të bërë sa më komode zyrat e saj
Prishtinë, 24 maj - Presidentja e vendit Atifete Jahjaga nuk po i ndal investimet për të bërë sa më komode zyrat e saj.
Brenda një muaji kabineti i presidentes ka investuar dy herë për rregullimin e zyrave.
Sipas Tribunës, aty po vendosen mobile të reja, pavarësisht se presidentja zyrat e saj i kishte trashëguar me inventar të ri nga pararendësi i saj.
Së fundi presidenca ka përzgjedhur kompaninë Ballkani i Ri për furnizim për zyrë enterier në vlerë prej 4,900 eurove, përderisa oferta më e lartë ishte në vlerë prej 6,500 eurove.
/tribuna/