19 Janar 2025

Presidentja sot takon liderët për të diskutuar mbi Tribunalin

Prishtinë, 11 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, do të takojë sot liderët e të gjitha partive politike për të biseduar mbi transformimin e misionit ndërkombëtar EULEX dhe krijimin e Gjykatës Speciale, e cila pritet të gjykojë ktimet që pretendohet të jenë bërë nga UÇK gjatë luftës në Kosovë.

Këshilltari i Presidentes, Arbër Vllahiu, u shpreh dje se presidenca ka dërguar ftesat për liderët e partive politike.

“Ne kemi dërguar ftesat për të gjithë liderët politik që presidentja do të takojë me datë 11.04.2014. Në këtë takim do të diskutohet dokumenti i cili do të dërgohet më pas në Bruksel”, ka deklaruar Vllahiu.

Sipas këshilltarit Vllahiu letra përmban tri elemente, çështja e transformimit të EULEX-it, çështja e krijimit të gjykatës dhe disa çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.

Deri tani pjesëmarrjen e ka konfirmuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në një njoftim për media është shprehur se takimi i tyre do të bëhet sot në orën 11:30.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)