22 Janar 2025

Presidentja s’ka ide, por pret ide nga liderët partiakë

Prishtinë, 10 tetor - Presidentja Atifete Jahjaga pritet të vazhdojë sërish serinë e takimeve me liderët e partive parlamentare, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje për ngërçin politik.

Tashmë liderët partiakë kanë marrë sinjale të qarta edhe nga Bashkimi Evropian përmes Raportit të Progresit se institucionet e reja duhet të krijohen sa më shpejt.

Pas takimeve të fundit me shefen e shtetit, liderët politikë, sidomos nga blloku i koalicionit paszgjedhor, e patën përjashtuar mundësinë që zgjidhja e krizës rreth formimit të institucioneve të arrihet përmes rolit të presidentes.

Ky bllok kryesisht ishte mbështetur në një zgjidhje që, sipas bindjeve të lidershipeve të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes, do të arrihej përmes debatit parlamentar. Por, së fundi, është vërtetuar edhe një fakt tjetër se PDK dhe pakicat nuk do ta kërkojnë këtë zgjidhje përmes debatit parlamentar.

Kështu që, tani, presidentja mund të presë ide tjera nga lidershipet e PDK-së dhe bllokut paszgjedhor.

Këto ide mund të nisin që kompromiset politike, që janë pak të imagjinueshme të arrihen, deri te një qeveri e përkohshme apo edhe pajtimi për të shkuar në zgjedhje të reja.

Këshilltari politik i presidentes, Arbër Vllahiu ka konfirmuar për Tribunën se bisedimet me partitë politike do të vazhdojnë. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)