21 Janar 2025

Presidentja sërish në skenë, të kërkojë sqarim nga kushtetuesja

Prishtinë, 20 korrik - Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj ndaj padisë së PDK-së, duket se vetëm sa do të shtojë paqartësinë dhe do ta zgjasë ngërçin politik në të cilin ndodhet vendi.

PDK ka çuar në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri Isa Mustafa. Në lëndën e saj, kjo parti i kërkon Gjykatës që të sqarojë nëse ishte i ligjshëm zëvendësimi i kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina, si dhe vetë zgjedhja e Mustafës.

Një burim i besueshme i Gazetës Express brenda Gjykatës Kushtetuese (por jo gjykatës) thotë se gjykatësit do të hedhin poshtë zëvendësimin e zonjës Brovina dhe me këtë i kthejnë procedurat në pikën zero.

“Kështu, ata nuk deklarojnë asgjë për zgjedhjen e Mustafës”, tha ai burim.

Kështu, situata do të kthehet në fillim, bashkë me paqartësitë se cili është grupi më i madh parlamentar dhe se kush ka të drejtë ta propozojë kandidatin për kryetar të Parlamentit.

Këtë situatë e parashikoi edhe juristi Dastid Pallaska, i cili mbrëmë në RTK tha se në këtë situatë duhet të ndërhyrë Presidentja, e cila, sipas tij, duhet të dërgojë sërish pyetje në Gjykatë rreth asaj se cili është grupi më i madh parlamentar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)