Presidentja po rrezikon ta shkel Kushtetutën
Prishtinë, 22 korrik - Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit konsultativ me parterët e koalicionit LDK-AAK-Nisma ka bërë me dije se ekziston mundësia që ta pyesin Gjykatën Kushtetuese nëse presidentja, Atifete Jahjaga është duke vepruar drejtë apo jo për çështjen e nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë.
Haradinaj ka thënë së është i çuditshëm pozicioni dhe qasja e presidentes ndaj rrethanave të tanishme politike. Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese, a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta dominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca. Presidentja po rrezikon që ajo vetë të shkelë kushtetutën. Është një çështje e hapur, në rast se presidentja nuk e shfrytëzon kohën atëherë, do të shohim se si do të sillemi, ka thënë Haradinaj.