Presidentja Osmani viziton komunën e Mitrovicës
Mitrovicë, 14 prill - Në kuadër të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu sot do të vizitojë komunën e Mitrovicës.
Me këtë rast, Presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh duke nisur nga takimi me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Me pas Presidentja Osmani vendosë lule tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve.
Po ashtu Presidentja Osmani viziton shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali”.
Gjatë vizitës në Mitrovicë, Presidentja Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t`i vizitoj disa biznese.