Presidentja Osmani u prit nga Presidenti i Maltës
Presidentja Osmani e ka cilësuar të nevojshëm pranimin e Kosovës në BE, si një parakusht për paqe e stabilitet në Evropë.
Në këtë takim, Presidentja Osmani ka kërkuar që Malta ta mbështesë edhe më tej Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
Në takim është biseduar po ashtu për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke u fokusuar në identifikimin e mundësive e projekteve konkrete të bashkëpunimit bilateral.
Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Evarist Bartolo
Presidentja në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Maltë, është pritur nga kryetari i Parlamentit, Angelo Farrugia dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme Evarist Bartolo.
Presidentja Osmani ka theksuar se në kuadër të diplomacisë parlamentare e pret ndihmën e Farrugia dhe të parlamentit të Maltës në mënyrë që edhe Kosova të arrijë të përfaqësohet në organizata ndërkombëtare.
Në takimin me ministrin e punëve të Jashtme të Maltës, Evarist Bartolo, u bë e qartë se mbështetja e tij dhe e Maltës në procesin e anëtarësimit në BE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare nuk ka munguar deri tani dhe është kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe mëtutje.
Kosova dhe Malta mbesin dy vende dhe partnere të besueshme dhe të përkushtuara për thellim të raporteve bilaterale.