25 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani priti në takim organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Prishtinë, 1 qershor – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka pritur në takim Grupin e fëmijëve “Respect Our Rights” (ROR) dhe Koalicionin e Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).

Përfaqësues të grupit ROR e kanë njoftuar Presidenten Osmani në lidhje me gjendjen e gjithmbarshme të pozitës së fëmijëve në Kosovë, duke kërkuar mbështetje për përmirësimin e mëtejmë të pozitës së tyre.

Ulja e varfërisë te fëmijët, mbrojtja sociale e tyre, rritja e cilësisë në arsim, zhvillimi në fëmijërinë e hershme dhe parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve, janë çështjet të cilat, përfaqësues të KOMF-it i ngritën në takim me Presidenten Osmani, duke kërkuar angazhim më të madh të shtetit për më të vegjlit.

Në takim me këto dy organizata, Presidentja Osmani ka theksuar se përgjatë mandati pesë vjeçar, një nga prioritetet e angazhimit të saj do të jetë pikërisht fusha e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Më tej, Presidentja Osmani ka potencuar se vëmendja ndaj fëmijëve nuk duhet të fokusohet në vetëm një ditë siç është 1 Qershori, por në secilën ditë të vitit.

Në këtë kontekst, zonja Osmani ka thënë se për ta përmirësuar pozitën e fëmijëve duhet rritet investimi dhe cilësia në arsim, të prioritizohet edukimi i hershëm si dhe të zhvillohen reforma në planin afatgjatë.  Sipas Presidentes Osmani, fëmijët nuk duhet trajtohen vetëm brenda shtëpive të tyre, por edhe nga institucionet shtetërore. Ajo u ka bërë ftesë të gjithë fëmijëve dhe organizatave që merren me të drejta të tyre ta ngrisin zërin sa herë që cenohen, duke u zotuar për mbështetje institucionale për një jetë më të mirë për ta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)