Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it
Prishtinë, 15 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, të cilin e ka falënderuar për punën dhe angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e posaçërisht të atyre me nevoja të veçanta.
Presidentja Osmani ka theksuar se do të vazhdojë ta mbështesë punën e UNICEF-it edhe më tej, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë ndër prioritetet kryesore gjatë mandatit të saj.