Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier
Prishtinë, 7 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.
Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore ne fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Me tej, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare te Presidentes në vende të ndryshme të botës.