Presidentja Osmani pranon telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë
Prishtinë, 13 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë, z.Yoshihid Suga, i cili e ka uruar për detyrën.
Në këtë telegram, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.
Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat n Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës.
Më tej z.Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën ne fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit.