24 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të Irlandës

Prishtinë, 28 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.

Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Irlandës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me  fokus në sferën e arsimit, por edhe përvojës në procesin e integrimit evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)