21 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Danimarkës

Prishtinë, 12 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës, në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Sipas Presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Christian Grønbech-Jensen.

Në takim me ambasadorin Grønbech-Jensen, Presidentja Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se institucionet e vendit janë të përkushtuar për paqe e stabilitet.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen e mëtejme nga Danimarka, sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ambasadori Grønbech-Jensen ka theksuar se Danimarka e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të njëjtën kohë, e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. 

Me ambasadorin Grønbech-Jensen, Presidentja Osmani ndër të tjera bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e energjisë, shkëmbimit ekonomik e tregtar, arsimit, drejtësisë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)