28 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani nis sot vizitën në Bruksel

Prishtinë, 12 janar - Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani nis sot vizitën dyditore në Bruksel ku do të takojë zyrtarë evropianë me të cilët do të diskutojë për dialogun dhe proceset integruese të vendit.

Fillimisht, Osmani do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Në kuadër të takimeve, Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Komisionarin për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidentja në detyrë do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

Ndërkaq, sonte në mbrëmje, Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Ndërkaq nesër, në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Osmani do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)