Presidentja Osmani ia dorëzoi detyrën e u.d. Presidentit Glauk Konjufca
Prishtinë, 22 mars - U.d. Presidentja e deritanishme e Kosovës, znj.Vjosa Osmani në përputhje me nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sot ia dorëzoi detyrën e u.d. Presidentit Glauk Konjufca.
Pasi që e ka uruar për detyrën, znj.Osmani e ka njoftuarKonjufca për punët që janë bërë nga Presidenca nga nëntori i vitit të kaluar e deri tash.
Ajo, gjithashtu e ka njoftuar z.Konjufca edhe për punët që janë në proces, duke i ofruar mbështetje në punën e mëtejme.