24 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë

Prishtinë, 30 korrik - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, znj. Minca Benedejčič. Presidentja Osmani i uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës Ambasadores Benedejčič, duke potencuar se Republika e Kosovës dhe Sllovenia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme dhe se pret që këto raporte të thellohen edhe më tutje.

Sipas Presidentes Osmani, Sllovenia shërben si një shembull i mirë për t’u ndjekur nga Republika e Kosovës në rrugëtimin e vet drejtë Bashkimit Evropian dhe zhvillimit të përgjithshëm si shtet dhe shoqëri demokratike.

Presidentja Osmani poashtu ka theksuar se pret përkrahje nga Sllovenia, si shtet i cili mbanë Presidencën e BE-së, që të përkrahë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër, Ambasadorja Benedejčič ka falënderuar Presidenten Osmani për pritjen e sotme. Ajo ka theksuar se Sllovenia ka qëndruar përkrah Kosovës dhe qytetarëve të saj përgjatë gjithë kohës, dhe se ky shtet do të vazhdoj të përkrahë procesin e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Ajo ka theksuar se do të angazhohet në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve bilaterale në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)