Presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 17 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbaj sot një seancë të jashtëzakonshme dhe dy senanca të rregullta.
Paraprakisht, në seancën e parë Kuvendit do t’i adresohet presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu.
Ndërkaq seanca e dytë e cila është edhe e jashëzakonshme Kuvendi do të bejë shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Ndërsa në seancën e tretë Kuvendi do të vazhdoj punimet në të cilën do të shqyrtohen edhe pikat e mbetura nga seanca e kaluar.