22 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani dekretoi 48 gjyqtarë me mandat fillestar

Prishtinë, 8 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 48 gjyqtarë.

Këta gjyqtarë janë dekretuar me mandat fillestar për tri vite, dhe do të sistemohen në Gjykatat Themelore.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së vendit, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Ndërkaq, Presidentja Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë parimi bazë i punës së tyre.  

Sipas saj, gjyqtarët e rinj duhet të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pa ndikuar dhe profesional, sepse shteti i së drejtës është bazament i zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)